Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Ryva Kajtazi, gjithmonë di si të shfaqet me stil dhe elegancë.

Së fundmi, ajo ka sjellë dy kombinime perfekte me kostume, duke dhënë ide të shkëlqyera për të gjitha gratë që duan të duken zonja dhe të sofistikuara.

Në njërën nga paraqitjet e saj, Ryva ka zgjedhur një kostum të bardhë klasik, i cili përçon pastërti dhe finesë. Me flokët e lëshuara në onde dhe grim të lehtë, ajo arrin të krijojë një look profesional dhe elegant.

Ndërsa në një tjetër paraqitje, ajo ka preferuar një kostum rozë me vija, një zgjedhje më moderne dhe stilistike. Me xhaketën e gjatë dhe pantallonat e gjera.

Ryva Kajtazi vazhdon të dëshmojë se stili i saj mbetet një frymëzim për shumë ndjekëse, duke kombinuar klasiken me modernen në mënyrën më të bukur.