Liverpooli e ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.

“Reds” triumfuan 0:2 në udhëtim ndaj Bournemouth në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit anglez.

Mohamed Salah kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes, kur shënoi nga penalltia.

E sulmuesi egjiptian doli sërish në skenë në minutën e 75-të kur shënoi për 0:2 një gol fantastik.

Me këtë fitore, Liverpool tani shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Arsenali.

Në anën tjetër, Bournemouth mbetet i shtati me 40 pikë të grumbulluara.