Gjatë ditës së djeshme (18.02.2025), në periudhën nga ora 09:30 deri në 18:30, u realizua një kontroll i forcës për trafikun në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë të cilit u sanksionuan 262 pjesëmarrës në trafikun rrugor, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ata, 10 shoferë drejtonin pa patentë shoferi, u shqiptuan tre sanksione për mjete të pa regjistruara, tre masa për moskalim të këmbësorëve në kalim të shënuar për këmbësorë, katër sanksione për shoferët fillestarë, 12 masa për shkeljet që bëjnë këmbësorët…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, në mënyrë që të rrisim sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.