Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter ka goditur mbrëmjen e së mërkurës Santorinin, më i fuqishmi i regjistruar deri më tani në rajon në 10 ditë të pazakonta aktiviteti sizmik që kanë shënuar mbi 6000 lëkundje.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi 11.2 kilometrash, 16 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në Kretë.
Lëkundjet sizmike vazhdojnë në Santorini, teksa numri i të larguarve nga ishulli ka arritur në disa mijëra.
Sakaq, rezulton se deri më tani 11,000 njerëz janë larguar nga ishulli i Santorinit. Konkretisht 7000 qytetarë dhe 1200 automjete private u nisën me tragete, ndërsa më shumë se 4000 zgjodhën të largoheshin me avion