Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka folur pas takimit të tij të parë me anëtarët e NATO-s. Zyrtari amerikan ka deklaruar se duhet bërë çdo gjë që të ndalet gjakderdhja në Ukrainë, shkruan skynews.

“Duhet të ndalojë derrdhja e gjakut”, deklaroi ai, duke shtuar se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron ta përfundojë luftën përmes diplomacisë.

Në komentet që padyshim do të shkaktojnë tronditje në Ukrainë dhe Evropë, Hegseth thotë se është jo-realiste që Kievi të kthehet në kufijtë para vitit 2014.
“Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një rezultat realistik i një marrëveshjeje të negociuar”, shton ai.

Për ta sqaruar, thotë ai, si pjesë e çdo garancie sigurie, “ne nuk do të dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë”.

Ai tani kalon në mënyrën se si SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

“Sigurimi i sigurisë evropiane duhet të jetë një detyrë urgjente për anëtarët evropianë të NATO-s. Si pjesë e kësaj, Evropa duhet të ofrojë pjesën dërrmuese të ndihmave të ardhshme vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse për Ukrainën”, deklaroi ministri.

Ai thotë se fokusi i SHBA-së është Kina dhe mbrojtja e kufijve të saj.

“Ndërsa SHBA-ja i kthen vëmendjen këtyre kërcënimeve, aleatët evropianë duhet të udhëheqin vetë”, thotë Sekretari, duke shtuar se ai ende pret që aleanca të mbijetojë, por kërkon punë.

Ai përmend sidomos objektivat e shpenzimeve për mbrojtjen “SHBA-ja nuk do të tolerojë më një marrëdhënie të pashembullt… e cila inkurajon varësinë. Përkundrazi, marrëdhënia jonë do të prioritizojë fuqizimin e Evropës për të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj”.

Hegseth thotë se aleatët evropianë duhet të hyjnë në arenë dhe “të marrin përgjegjësinë për sigurinë konvencionale në kontinent”.