Jeton Shaqiri nga BDI përmes një statusi në facebook duke pyetur koalicionin VLEN se ku janë 35 milion eurot e premtuara për Universitetin “Nënë Tereza” Shkup.

“Ku shkuan 35 milionë euro të premtuara për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup?

Koalicioni VLEN muaj më parë deklaroi me krenari se ka siguruar 35 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

Sot, këto para nuk ekzistojnë askund! Nuk janë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk figurojnë në buxhetin e Universitetit, nuk gjenden as në planet e furnizimeve publike të ministrisë së arsimit dhe shkencës e as në planet e furnizimeve publike të Universitetit.

Pyes kto të VLENIT ato para ishin reale apo thjesht një mashtrim elektoral?

“Ishin fonde të sigurta apo vetëm fjalë boshe për të manipuluar qytetarët?

E vërteta është e qartë: premtojnë miliona, por kur vjen koha për rezultate – rezultati është zero.

Politikanët mashtrues duhet të mësojnë nga kjo thënie e Napoleonit:

“Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.” Ndaj, mos u lodhni duke premtuar, nëse nuk keni guximin të veproni pas premtimeve” – shkruan Jeton Shaqiri.