Një incident i rrezikshëm ndodhi sot gjatë udhëtimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me automjetin zyrtar drejt Mokrin.

Sipas gazetës serbe Kurir, është shmangur një aksident i madh pasi makina në të cilën ndodhej Vuçiç ka goditur një pengesë të pazakontë në rrugë, gjë që ka shkaktuar rrëshqitjen e saj dhe shkëputjen e njërës prej rrotave.