Kryeministri Hristian Mickoski nuk heq dorë nga shpërndarja e Këshillit Gjyqësor, pas interpelancës së partisë së tij, ai pret që deputetët të votojnë sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre.

Kryeministri Hristian Mickoski pret që deputetët të vendosin në bazë të vullnetit dhe dëshirës personale se si do të votojnë në interpelancën e ngritur të VMRO-DPMNE-së në Kuvend kundër këshillit gjyqësorë.

Sipas Mickoskit ka mjaftë hapsirë për kritika ndaj Këshillit Gjyqësorë. Thotë se për të njëjtin do të vendosë Kuvendi sepse është në kompetenca të tyre, emrimi dhe shkarkimi i anëtarëve të këtij këshilli.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Pres që deputetët të votojnë ashtu siç mendojnë se duhet votuar për interpelancën kundër pjestarëve të këshillit gjyqësorë që është nën ingerenca të tyre ose zgjidhja e tyre është nën kompetenca të vet Kuvendit. Mendoj se ka bazë të mjaftueshme për një diskutim kritik, kurse secili deputet duhet të vendos në bazë të vullnetit të tij dhe mënyrës se si ai mendon të vendosë, e nga e cila e ardhmja do të jetë më e mirë për shtetin dhe qytetarët. Se si do të rrjedhë e gjithë ngjarja është më mirë që ju ta ndiqni, si gjithmonë.”

Arsyeja se pse VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM kanë dorëzuar interpelancë kundër këshillit gjyqësorë është raporti negativ i cili nuk u miratua në kuvendin e RMV-së.

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi më pare deklaroi se do të fillojë emrimi i anëtarëve të rinjë menjëherë pas shkarkimit të anëtarëve të vjetër dhe gjithçka do të shkojë sipas procedurës.

Iniciativën e VMRO-DPMNE-së nuk e mbështet “Levica”, kurse kreu i LSDM-së, Venko Filipçe në një konferencë të mëhershme kishte akuzuar se kjo është goditje e drejtëpërdrejtë mbi demokracinë.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, tre prej të cilëve zgjidhen nga Kuvendi me shumicë të dyfishtë, shumicën e badinterit. Dy të tjerë propozohen nga Presidenti i Shtetit, por zgjedhja bëhet nga Parlamenti. Njëri nga këta dy anëtarë duhet të jetë pjesëtar i bashkësive më të vogla etnike.

Tetë anëtarë, nga ana tjetër, zgjedhin gjyqtarët nga radhët e tyre në zgjedhje të drejtpërdrejta, ku tre prej tyre janë anëtarë të komuniteteve që nuk janë shumicë në vend. Dy janë anëtarë vetëm sipas funksionit, mund të marrin pjesë në seanca, por nuk kanë të drejtë vote, këta janë kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Ministri i Drejtësisë.