Sërish rriten harxhimet mujore. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, në shkurt shporta konsumatore është rritur për mbi 500 denarë.

Sipas analizës, një familje 4-anëtarëshe për ta kaluar muajin dhe për t`i mbuluar nevojat themelore I duhen 63.773 denarë.

Por, jo vetëm kaq! Nëse në këtë shifër kycen edhe qiratë familjare për një banesë prej 60 metra katrorë, harxhimet mujore shkojnë deri në 80.000 denarë.

Pjesa më e madhe e harxhimeve shkojnë për ushqim dhe pije – 23.427 denarë, veshmbathje – 5.800 denarë dhe për rrymën e ujin – 6.06 denarë, higjienë – 2.195, shëndetësi – 1.135 kurse për transport – 4.844 denarë.

Sipas Sindikatës, shuma për ushqim dhe pije tejkalon një pagë minimale.

Ndryshe, në shportën konsumatore, hyjnë 63 prodhime, por Kryeministrit Mickoski ka kontestuar këtë llogari sindikale duke pohuar se në të hyjnë edhe produkte të cuditshme. Lidhur me këtë, Qeveria kërkon ndryshime dhe në llogarinë e shportës të kycen edhe Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Organizata e Konsumatorëve.

Por, sipas analizës së shportës nga Sindikata, pjesa më e madhe e produkteve janë vënë në këtë llogari nga Enti Shtetëror për Statistika që publikohet një herë në vit.