Në kuadër të vizitave në terren nëpër komuna, të quajtura “Ku zemra është shtëpi”, kryeministri Hristian Mickoski së bashku me ministrin e Vetëqeberisjes Lokale, Zllatko Perinski, ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov dhe kryetarin e komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski, kontrolloi rikonstruimin e filluar në Shtëpinë e Kulturës “11 Tetori”, në parkun në Çento.
Shtëpia do të jetë me sipërfaqe prej 1 000 mtrash katrorë dhe do të ketë tre nivele, do të jetë me energji efikase dhe tërësisht inkluzive, me ashensor dhe toalete për persona me nevoja të veçanta, si dhe me kapacitet për 180 shikues. Investimi i përgjithshëm është 84 240 000 denarë, ndërsa mjetet janë siguruar nga konkursi i parë publik i Qeverisë për komunat.
“Mirëdita edhe nga unë. Me kënaqësi sot jam pjesë e një ngjarjeje kaq të bukur, e cila do të zgjidhë një problem që ka zgjatur, sapo mora informacionin, pothuajse tre dekada. Një vend që do të marrë një pamje të re, një vend që do të përdoret nga banorët e komunës së Gazi Babës, pse jo edhe nga i gjithë Shkupi. Kjo shtëpi kulture do të jetë me të vërtetë një vend i bukur, ku do të mund të organizohen ngjarje kulturore. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të përgëzuar kryetarin e komunës, ministrat dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë proces, për fillimin e realizimit të këtij projekti, sepse vlerësoj që komuna e Gazi Babës ka nevojë për një vend të tillë”, tha Mickoski.
Sipas minsitrit Perinski, mbi 40 vite, pothuasje të gjitha garniturat politike premtonin rikonstruim dhe investim për përmirësim të kushteve në këtë Shtëpi, por, deri më tani, kjo, fatkeqësisht, nuk ndodhi.
Kryeministri Mickoski përmendi se vazhdon investimi në projekte nëpër komuna dhe mbështetja për investimet kapitale.
Mickoski tha se vazhdojmë edhe më tej si Qeveri të financojmë projekte për komunat, investime kapitale. Thirrja e re tashmë është shpallur, sipas informatave që kam, dhe këtë e tha më së miri edhe kryetari i komunës. Komuna e Gazi Babës tashmë ka aplikuar me projekte të reja, kështu që presim, do të thoja, një pranverë dinamike dhe realizimin jo vetëm të atyre nga thirrja e parë, por edhe fillimin e realizimit të projekteve nga thirrja e dytë.
“Prandaj, edhe një herë më lejoni të përgëzoj kryetarin e komunës, deputetët, këshilltarët, administratën e komunës së Gazi Babës, ministrat dhe të gjithë ata që u përfshinë në realizimin dhe përgatitjen e këtij projekti, i cili pas pothuajse tre dekadash do të marrë një pamje të re dhe do të mund të përdoret nga banorët e komunës së Gazi Babës për t’u pasuruar në aspektin kulturor”, përfundoi kryeministri.