Shumë persona të sëmurë nga gripi dhe virozat sezonale nuk paraqiten te mjekët familjarë për të kërkuar ndihmë
Shumë persona të sëmurë nga gripi dhe virozat sezonale nuk paraqiten te mjekët familjarë për të kërkuar ndihmë.
Mjekët amë thonë se simptomat nuk duhet neglizhuar pasi shpesh ecuria e gripit mund të jetë e pa parashikueshme edhe te personat e shëndetshëm dhe pa sëmundje shoqëruese. Të sëmurët kronikë dhe të moshuarit të cilët janë vaksinuar nuk bëjnë simptoma serioze të sëmundjes.
Ndryshe nga vitet e kaluara, virusi duket më agresiv dhe simptomat mund të zgjasin nga 7 deri në 14 ditë.