Paga minimale në vend nga 1 marsi do të jetë rreth 24.400 denarë, aq sa është paraparë me harmonizimin ligjor. Për pagë minimale prej 500 eurove, sipas punëdhënëseve nuk ka shanse, por sindikalistët nuk dorëzohen dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që të dalin në rrugë. Punëdhënësit nuk lëshojnë pe nga harmonizimi ligjor, ndërsa Qeveria, të paktën sipas tyre, nuk pranon të mos paguhet një pjesë e kontributeve që paga minimale të arrijë 500 euro.

“Qëndrimi i Organizatës së punëdhënësve është se nuk pranojmë asgjë më shumë se harmonizimi ligjor i Ligjit për pagë minimale.

Në përputhje me publikimet e fundit, diku rreth 24.400 denarë

Ai propozim u diskutua në seancën e fundit të Këshillit ekonomik dhe social dhe u propozua edhe nga sindikatat, por u tha se edhe nga ana e kryeministrit nuk pranohet pagesa e pagave pa kontribute dhe Ministri i financave tha se Qeveria nuk e pranon atë propozim”, thotë Angell Dimitrov – organizata e punëdhënësve.

Nga LSM javën e ardhshme në Kryesi dhe Këshill do të vendosin për hapat e ardhshëm.

“Ajo që LSM e ka bërë kur punëdhënësit në sektorin privat refuzonin rritje të tillë të pagave, ndërsa më së shumti ankohen për mungesën e punëtorëve, kuadrove të kualifikuara në Maqedoni, pa i paguar nuk do t’i mbajnë dhe andaj vlerësojmë se atë që mund ta bëjnë është t’i rritin pagat e të gjithë punëtorëve për së paku 6.000 denarë, ku do të lirohen nga pagesa e kontributeve nga sigurimi i obliguar social. Nëse janë aq të pasjellshëm, do të jemi edhe më të pasjellshëm”, deklaroi Sllobodan Trendafilov – kryetar i LSM-së.

Propozimi për 500 euro pagë minimale, që e pranuan edhe sindikatat erdhi nga OEMVP-ja. Ideja ishte të mos paguhen kontribute për dallimin nga harmonizimi ligjor deri te shuma prej 500 euro.
Qeveria i la që të dakordohen vetë. Por zyrtarisht nuk u prononcua nëse do të pranonin “falje” të dallimit në kontribute.

“Në Ministrinë e financave në periudhën e ardhshme lëndë për analizë nga aspekti i implikacioneve fiskale ndaj buxhetit dhe mundësitë për realizimin e tyre do të jenë të gjithë propozimet që do të jenë zyrtarisht të prezantuara para Këshillit ekonomik dhe social në temën – rritja e pagës minimale”, thonë nga Ministria e Financave.

Vetëm me harmonizimin ligjor të pagës minimale, që do të ishte nën 400 euro, vendi mbetet me pagë minimale më të ulët në rajon. Sipas të dhënave të fundit të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, për momentin 25.000 të punësuar marrin pagë minimale në vlerë prej 22.500 denarëve.