Ditën e sotme, do të mbahet seancë në Gjykatën e Posaçme në lidhje me vlerësimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenëve, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha.
Ajola Xoxa, sapo ka mbërritur në ambientet e GJKKO për të marrë pjesë në seancë.
Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Ndërsa, pesë biznesmenët e lënë në detyrim paraqitje Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, SPAK i akuzon për veprën penale “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.