Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar një raport mbi hetimet e zhvilluara gjatë vitit 2024, ku rezulton se janë proceduar 629 persona për çështje të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Sipas të dhënave të SPAK:
236 persona (37.5%) janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”.
246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë.
147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurimi.
Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në vitin 2024 numri total i personave në paraburgim është 2791, nga të cilët vetëm 270 persona ose 9.7% janë nën hetimin e SPAK.