Sulmet ndaj Trumpit dhe SHBA-së! VMRO-DPMNE: LSDM të distancohet nga Ordanoski, të dënojë gjuhën e urrejtjes!

Sasho Ordanovski, i cili njihet si këshilltar i Venko Filipçes dhe LSDM-së dhe I afërt me socialdemokratët, gjatë një interviste televizive me ofendime më brutale ka sulmuar Presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, duke e quajtur gënjeshtar dhe të paarsimuar.
Reagimi vjen nga VMRO-DPMNE-ja nga ku parashtrojnë pyetjen nëse Venko Filipçe përmes Sasho Ordanoskit po e sulmon Amerikën dhe nëse është duke e ndryshuar kursin sipas qëndrimeve të “Levicës”?
BRANE PETRUSHEVSKI – VMRO DPMNE
“Në mënyrë legjitime shtrohet pyetja, pasi LSDM nuk doli publikisht dhe nuk dënoi qëndrimin e Ordanoskit për SHBA-të dhe Trampin, ata ndajnë qëndrimin e njëjtë.
A e lëshoi Venko Filipçe Sasho Ordanoskin ta thotë atë që e mendon ai?
Është për keqardhje të shihet se ku zbriti LSDM-ja që të garojë me “Levicën” për vota opozitare nën prizmin se kush është anti-amerikan dhe anti-Trump më i madh.
U japim shansin Venko Filipçes dhe LSDM-së që të dalin dhe publikisht ta dënojnë Sasho Ordanoskin. Në të kundërtën vet-betonohen në fundin e politikës.”