LAJMI I FUNDIT: Sylejman Selimi lirohet nga te gjitha akuzat, Haga nderpret hetimet ndaj tij
Njoftimi i plote:
Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe të tjerëve. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues.
Gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara, kam pasur edhe statusin e personit të dyshuar. Me këtë rast, dëshiroj të informoj publikun se të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar.
Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për avokatin tim, z. Artan Qerkini, për këshillat profesionale dhe angazhimin e tij të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të mia gjatë gjithë procesit pranë Dhomave të Specializuara.