Arben Taravari ka zgjedhur të gënjejë hapur publikun për të mbuluar realitetin e hidhur: shqiptarët po përjashtohen në mënyrë sistematike dhe të pamëshirshme nga sektori i sigurisë.

Ai pretendon se pozicionet e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes janë të pandryshuara, një gënjeshtër që përgënjeshtrohet nga të dhënat e pamohueshme.

Fakte që nuk mund të injorohen:
• Nga 12 këshilltarët në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar – më parë ishin 3.
• Nga 18 udhëheqës sektorësh në Ministrinë e Mbrojtjes, asnjë nuk është shqiptar – më parë ishin 3.
• Nga 25 kadetë të pranuar në Akademinë Ushtarake “Mihajllo Apostollski”, vetëm 1 është shqiptar.

Në një periudhë kur ushtria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e barabartë, kjo situatë paraqet një kthim prapa në kohët më të errëta të përjashtimit dhe diskriminimit.

Taravari e di shumë mirë këtë realitet, por ka zgjedhur të gënjejë dhe të shërbejë si mburojë e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve.

Në vend që të mbrojë interesat kombëtare, ai ka shndërruar Ministrinë e Mbrojtjes në një degë të partisë VMRO. Përmes këtyre manipulimeve dhe diskriminimit të hapur të shqitarëve, ai po dëmton besimin dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

Nëse ka ndonjë fije të integritetit të mbetur, Arben Taravari nuk duhet më të manipulon dhe mashtron!