Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se, spitali “8 shtatori” nuk është i obliguar që të sigurojë transportin për pacientët që janë në dializë, përcjell TV21. Taravari tha se, ish-drejtori i spitali ka bërë kontratë rreth 35 mijë euro me një kompani taksie por siç thotë Taravari, nuk ka informacion se ku është bazuar për atë kontratë.

“Nuk janë koncesionerë, janë dializë që u bëhet pacientëve normal dhe ka paketë speciale që i siguron Fondi i Shëndetësisë dhe askund nuk është paraparë që tu sigurohet transporti deri në klinikë. Drejtori paraprak, nuk e di në bazë të çfarë ka bërë kontratë rreth 35 mijë euro me një kompani taksi që t’i bije pacientët deri në vendin që bëhet dializa. Këto pacientë janë të mbrojtur, të privilegjuar, nuk paguajnë asnjë shërbim shëndetësorë dhe kanë paketë speciale nga Fondi i Shëndetësisë. Nuk obligohet spitali “8 shtatori” që të sigurojë transportin e pacientëve”, tha Arben Taravari.