Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një postimi ka njoftuar se është takuar me dekanen e Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore të Universitetit George në Uashington, prof.dr. Huda Ayas.

“Kisha një takim të shkëlqyer me prof.dr. Huda Ayas që është drejtoreshë ekzekutive dhe Dekane e Asociuar në shkollën e Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore të Universitetit George Washington. Gjithashtu në takim ishin të pranishëm dhe dr.Stanley Knoll Drejtor Mjekësor dhe Drejtoresha e Asociuar e Programeve Ndërkombëtare të Mjekësisë znj.Shereen Toubaji”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Kujtojmë që, ministri Taravari këtë vrazhdë të takimeve në dobi të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut po e realizon gjatë kohës që po merr pjesë për herë të dytë brenda një muaji në Uashington. Kësaj radhë për të marrë pjesë për herë të dytë në Lutjet e Mëngjesit.