Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar që gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë ka vizituar Qëndrën për Trajnim dhe Simulim.
“Gjatë qëndrimit tim në Lubjanë vizitova Qëndrën për Trajnim dhe Simulim. U njoftova për së afërmi me projektin ndërkombëtar TRANSSMITED, përmes të cilit bashkëpunojmë me Qendrën për Mjekësi Familjare në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Si pjesë e këtij projekti, është themeluar edhe qendra e parë SIM për kujdesin shëndetësor parësor në Shkup”, ka shkruar ministri Taravari.
Ai tutje ka shpjeguar që në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar nga personalitete të rëndësishme.
“Në këtë vizitë të rëndësishme, isha i shoqëruar nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Slloveni, Sh.T. Goran Milevski, Prof. Dr. Nikola Jankullovski, Prof. Dr. Ognen Kostovski dhe Dr. Idriz Orana”, ka përfunduar Taravari.