Ministria e Shëndetësisë me buxhet histori këtë vit për investim në Klinika Universitare, Spitale, Qendra të Shëndetit Publik dhe Shtëpi të Shëndetit Publik. Buxheti i sivjetëm është mbi 10.3 miliardë denarë më i lartë se sa buxheti për dedikime të njejta në vitin 2023.

“Për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, buxheti që investohet për institucionet shëndetësore është 33.872.682.000 denarë. Sa për ilustrim, buxheti primar i vitit 2023 për institucionet shëndetësore ishte 22.991.425.000 denarë. Jemi të përkushtuar dhe të vetëdijshëm se institucionet shëndetësore kanë nevojë për përkrahjen tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky është suksesi i tretë i radhës më i madh i Ministrisë së Shëndetësisë nën udhëheqjen e Arben Taravarit. Kujtojmë se paraprakisht u rritën rrogat për infermierët me 2.500 denarë dhe po punësohet personel mjekësorë prej 1200 personave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume