Një grup të burgosurisht palestinezë të liruar nga burgjet izraelite kanë mbërritur në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës jugore, raporton Anadolu.
Të burgosurit e liruar u dërguan drejtpërdrejtë në Spitalin Evropian në Khan Younis për kontrolle mjekësore.
Sipas Zyrës për Media të të Burgosurve Palestinezë, Nader Hamal Hussein, një nga të burgosurit nga kampi i refugjatëve Jabalia, u transportua në spital me ambulancë.
Hussein u raportua se kishte lëndime të dukshme dhe mavijosje në fytyrë dhe trup.
Ky lirim i të burgosurve ishte pjesë e grupit të gjashtë të të burgosurve palestinezë të liruar në një marrëveshje shkëmbimi në vazhdim.
Sot më herët, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam dhe krahu ushtarak i Xhihadit Islam, Brigadat Al-Quds, liruan tre pengje izraelite, përfshirë dy shtetas të dyfishtë me shtetësi amerikane dhe ruse.
Në këmbim, Izraeli liroi 369 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjes, përfshirë 36 të cilit me dënime të përjetshme dhe 333 të tjerët të ndaluar nga Gaza pas 7 tetorit të vitit 2023.
Më 19 janar, në Gaza hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila ka vrarë të paktën 48.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.