Të dhënat për 3 muajt e fundit të vitit 2024: Bie numri i martesave dhe lindjeve në Maqedoni, shënon rritje numri i divorceve

Numri i lindjeve të foshnjave të gjalla në tremujorin e katërt të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, është zvogëluar për 4,2 për qind dhe arrin në 3.968. Numri i personave të vdekur, ndërkaq, për periudhën e njëjtë shënon ulje për 1,0 për qind dhe arrin 5.174 persona, ndërsa prej tyre 10 janë foshnja të vdekura, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Rritja natyrore është negative dhe arrin në -1206, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve nga numri i personave të vdekur.
Numri i martesave në këtë tremujor është ulur me 14.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe është 2 430 martesa.
Në këtë tremujor të vitit 2024 janë regjistruar 601 divorce, që shënon rritje me 23.9 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.