Më 21.02.2025, rreth orës 13:00, në Stacionin Policor të Probishtipit, një grua 56-vjeçare nga Probishtipi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 1.434.000 denarë (rreth 23,000 euSipas dëshmisë së saj, në fillim të janarit 2025, një person e ka kontaktuar me telefon duke u prezantuar si një shtetas me origjinë nga Shtipi, por që jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Ai i ka thënë se në agjencinë e tij ka mbërritur një dokument që vërteton se ajo është trashëgimtare e 590,000 eurove në kriptovaluta dhe se për t’i tërhequr, duhet të paguajë një shumë të caktuar parash.

Duke e bindur, ai e ka detyruar të instalojë disa aplikacione në telefon dhe ta marrë një kredi prej 250,000 denarësh nga një institucion financiar, të cilën më pas e ka tërhequr përmes aplikacioneve që i jepnin kontroll mbi telefonin e saj.

Në fillim të shkurtit, gruaja ka kontrolluar llogarinë e saj bankare dhe ka zbuluar se, përmes aplikimit elektronik dhe pa dijeninë apo miratimin e saj, ishin marrë edhe dy kredi të tjera në bankë, në një shumë totale prej 1.184.000 denarësh.

Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.ro).