Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga ish-presidenti Stevo Pendarovski.

Janë tërhequr ambasadorët Meto Beleski-Bruksel, Katerina Stavrevska-Londër, Zeqir Ramçiloviq-Podgoricë, Pajo Aviroviq-OSBE, Emil Krstevski-Pragë, Jakup Rexhepi-Sarajevë, Agneza Rusi-Sofje, Xhenk Sejfulla-Stokholm.

Arsyeja e kthimit të tyre përmendet si mosrespektimi i nenit 39 të Ligjit për Punë të Jashtme për shkak se ata nuk i kanë paraqitur tezat e tyre diplomatike në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme para se të emërohen si ambasadorë të Maqedonisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume