Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makroseizmike Lokale është regjistruar herët në mëngjes në orën 1 e 50 minuta në rajonin e Dibrës. Epiqendra e tërmetit është nga 80 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Observatoriumi sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup njoftoi se tërmeti ishte ndjerë në Dibër dhe rrethinë.