Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi të martën qytetin e Zarës në Kroacinë qendrore.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), lëkundjet kanë prekur Zadarin dhe qytetet përreth. Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnje-Hercegovinën fqinje, transmeton Klankosova.tv

EMSC konfirmoi një pasgoditje pas tërmetit fillestar, megjithëse nuk raportohet për dëme apo viktima.

Kujtojmë se, në vitin 2020, Kroacia u godit nga një tërmet që la të vdekur shtatë persona dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume