Mesazhi kreut të Komunës Bilall Kasamit i vjen pikërisht nga Kalaja e Tetovës që njihet si fortesa e konfliktit të vitit 2001 dhe kjo përmes një mbishkrimi, shkruan Tetovasot.
Gjaku i dëshmorëve siç është shënuar në këtë mbishkrim ende nuk është tharë dhe ky mesazh vjen në një moment shumë delikat kur politika shqiptare po humb terren nga diktatet e panumërta që vijnë çdo ditë nga kreu i Qeverisë .
Tetova nuk i ka shpëtuar kësaj duke filluar nga Kryqi provokues që u vendos në Kodrën e Diellit për të vazhduar me format e ndryshme të tjera të diskriminimit për të minuar atë që është arritur me shumë mund e sakrifica ndër vite.
Mesazhi që i drejtohet kreut të Komunës dhe që është vendosur në njërën ndër zonat që simbolizon fortesën,unifikimin dhe mbrojtjen e vlerave shqiptare tregon qasjen që duhet të bëjnë ata që udhëheqin shqiptarët për të mos u larguar nga rruga e shqiptarëve.