Nga viti 2020 deri në vitin 2024 kemi pasur një buxhet të nivelizuar për institucionet nacionale në bazë të rëndësisë dhe qyteteve ku veprojnë, por në vitin 2025 ndarja e buxhetit për institucionet kulturore ka kaluar nga një nivelizim i kërkuar në një katastrofë të hapur për kulturën shqiptare.
Ajo që ndodh në vitin 2025 është një dështim i rëndë institucional, një shenjë e qartë e diskriminimit ndaj artit dhe kulturës shqiptare. Ky krahasim mes vitit 2024 dhe vitit 2025 tregon një ndarje të padrejtë të burimeve financiare, që po dëmton rëndë zhvillimin e institucioneve kulturore shqiptare, ndërsa favorizon ato që drejtohen nga maqedonët.
Teatri i Manastirit, kishte në vitin 2024 një buxhet prej 3.6 milion denarë, ndërsa në vitin 2025 u rrit në 5.6 milion denarë, një rritje prej 2 milion denarësh. Po ashtu, Teatri i Velesit kishte 2.2 milion denarë në vitin 2024, ndërsa në vitin 2025 buxheti u rrit në 4.8 milion denarë, një rritje dramatike prej 2.6 milion denarësh. Teatri i Gostivarit, me një buxhet prej 2 milion denarë në vitin 2024, mori një rritje modeste prej 600,000 denarësh, duke arritur në 2.6 milion denarë në vitin 2025, Teatri i Tetovës, nga 3.5 në vitin 2024, pëson rritje minimale prej 500 mijë denar, pra në vitin 2025 merr 4 milion denar!
Në anën tjetër, Teatri Shqiptar në Shkup, që është një nga institucionet kulturore më të rëndësishme për shqiptarët, kishte 3.5 milion denarë në vitin 2024, dhe në vitin 2025 mori një rritje prej 1.6 milion denarësh, duke arritur në 5.1 milion denarë. Pavarësisht kësaj rritjeje, buxheti i teatrit shqiptar është ende shumë më i ulët krahasuar me atë të teatrit kombëtar maqedonas, që nga 3.6 milion denarë në vitin 2024 është rritur në 7.4 milion denarë në vitin 2025 – një rritje prej 3.8 milion denarësh, apo 100% më shumë.
Po ashtu, Pallati i Kulturës në Tetovë ka pësuar një ulje dramatike të financimeve: nga 3.5 milion denarë në vitin 2024 në vetëm 1.3 milion denarë në vitin 2025. Ky është një shenjë e qartë e tendencës për të dëmtuar institucionet që udhëhiqen nga shqiptarët. Ndërkohë, Pallatet e Kulturës në qytete si Prilep, Ohër dhe Shtip gëzojnë financime shumë më të larta: Prilepi me 3 milion denarë, Ohri me 2.4 milion denarë dhe Shtipi me 2.5 milion denarë.
Përfundimisht, nga 6 teatro me buxhet të deleguar, vetëm një teatri shqiptar është përfshirë në këtë skemë të favorshme të funksionimit.
Ky është një krim i papranueshëm ndaj kulturës shqiptare, që po pasqyrohet në një shkatërrim të mundshëm të trashëgimisë kulturore dhe artit shqiptar. Ky dëm është i pariparueshëm dhe do të ketë pasoja afatgjata për kulturën shqiptare.
Krahasimi i Buxhetit mes Viteve 2024 dhe 2025
Institucioni
Buxheti 2024 (denarë)
Buxheti 2025 (denarë)
Teatri i Manastirit
3.6 milion
5.6 milion
Teatri i Tetovës
3.5 milion
4 milion
Teatri i Velesit
2.2 milion
4.8 milion
Teatri i Gostivarit
2 milion
2.6 milion
Teatri Shqiptar (Shkup)
3.5 milion
5.1 milion
Teatri Kombëtar (Maqedonas)
3.6 milion
7.4 milion
Pallati i Kulturës në Tetovë
3.5 milion
1.3 milion
Pallati i Kulturës në Prilep
3 milion
Pallati i Kulturës në Ohër
2.4 milion
Pallati i Kulturës në Shtip