Një person është therur me thikë në Pejë, ku pas pak kohe, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.
Në njoftimin e policisë thuhet se për rastin janë njoftuar nga Spitali i Pejës, përcjell Klankosova.tv.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 11.02.2025, rreth orës 17:10, është njoftuar nga Spitali rajonal ne Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar, dyshohet nga mjeti i mpreht (thikё)”.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjёs nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajnal nё Pejё. Pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet tutje në njoftim.