Neymar ka marrë kritika nga media braziliane pas humbjes së tij të parë me Santos, ku ai fajësoi topin e ndeshjes për performancën e dobët.
Sulmuesi 33-vjeçar u rikthye te klubi i tij i fëmijërisë muajin e kaluar, pasi kontrata e tij 1.6 milionë funte në javë me Al Hilal u prish me marrëveshje të ndërsjellë. Pas një barazimi 1-1 ndaj Botafogo, ai luajti si kapiten në humbjen 2-1 ndaj Corinthians, ku dha një paraqitje “e zbehtë” sipas mediave.
A Tribuna e përshkroi Neymarin si “të ngadaltë” dhe “pothuajse totalisht jashtë skuadrës ” gjatë ndeshjes, ndërsa Placar e vlerësoi për përmirësimin e ritmit të lojës, por theksoi se ai “bëri shumë pak”.
Pas ndeshjes, Neymar pranoi se është ende në rikuperim:
“Po përmirësohem fizikisht. Pas dy ose tre ndeshjesh do të jem 100%.”
Por ajo që bëri më shumë bujë ishte kritika e tij ndaj topit të ndeshjes, prodhuar nga kompania braziliane Penalty.
“Me gjithë respektin për Penalty, mendoj se duhet ta përmirësojnë këtë top. Është vërtet i keq dhe duhet të ndihmojë kampionatin tonë.”
Kjo deklaratë ka ndarë opinionet, pasi edhe trajneri i Flamengo-s, Filipe Luis, e kishte kritikuar më parë topin.
“Fusha ishte e mirë, por topi është i tmerrshëm. Çfarë mungonte? Një top në gjendje të mirë.”
A është Neymar duke kërkuar justifikime apo ka të drejtë për cilësinë e topit?