Ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi një takim pune me koordinatoren e përhershme të OKB-së në Maqedoni, Rita Kolumbia.

Në takim, bënë të ditur nga MPB-ja, u shyrtua bashkëpunimi i deritashëm i ministrisë së punëve të brendshme dhe agjencive të Kombeve të bashkuara në vend, me ç’rast u konstatua bashkërisht se ai po zhvillohet në një nivel ekskluzivisht produktiv.

Ministri Toshkovski i përmendi dy projektet që u realizuan me ndihmën e UNDP-së dhe kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të policisë për hetimin në vendngjarje dhe për policinë kufitare dhe kriminalistike dhe shprehu kënaqësinë për projektet e ardhme dhe hapat e bashkëpunimit.

Nga ana e koordinatores së përhershme të OKB-së në vend, Rita Kolumbia, u vu në dukje përkushtimi i lartë i MPB-së në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shumë fusha në fushëveprimin e ministrisë dhe rezultatet konkrete të cilat e vërtetojnë këtë gjë.

“Të dyja palët i shyrtuan fazat vijuese në projektet aktuale për mbështetje të ministrisë në pjesën e forcimit të sistemit për forenzikë dhe hetim në vendgjarje, mbështetje kundër keqpërdorimit dhe përdorimit të armëve të vogla dhe të lehta, forcimin e menaxhimit të integruar kufitar dhe projekte tjera rrjedhëse”, theksohet në kumtesë dhe shtohet se është shprehur përkushtimi për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit në një numër të madh fushash në të ardhmen.