Trupat e vdekur të një gruaje dhe një fëmije 13-vjeçar u gjetën mbrëmë në Kalesija të Tuzlës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është në arrati dhe policia po e kërkon intensivisht”, bëri të ditur për BHRT zëdhënësi i Prokurorisë Kantonale të Tuzlës, Admir Arnautoviq.

Siç raporton Sarajevo Times, Prokuroria e Kantonit të Tuzlës ka njoftuar për vrasjen e dyfishtë në Kalesija, duke konfirmuar se vrasja e Inela Selimoviqit 37-vjeçar dhe djalit të saj 13-vjeçar është shkaktuar nga mbytja, për të cilën është urdhëruar autopsi, përcjell Insajderi.