Tre parimet e Trump, që “shpiku” i vetëm planin e Gazës: Paqja, Rindërtimi, Zhvillimi përmes Kushner
Donald Trump e ka vendosur i vetëm planin që ka propozuar për Gazën, me dëbimin e palestinezëve dhe kalimin e Rripit në dorën e amerikanëve.
E raporton media Axios, me burime pranë Shtëpisë së Bardhë, ku vizioni ka pasur tre themele në përfytyrimin e Trump: Paqja, Rindërtimi dhe Zhvillimi (përmes Jared Kushner, dhëndrit të tij).
Më të artikuluara:
Së pari, Trump beson sipas raportimit nga Axios në një traktat të madh paqeje me në qendër të tij Arabinë Saudite dhe ai vërtetë mendon se kjo mund të arrihet.
Së dytë, sipas raportimit, ai ishte vërtet i prekur nga shtrirja e shkatërrimit të Gazës dhe mendimi se mund të duheshin dekada për t’u rindërtuar.
Së treti, këtu futet në lojë dhëndri i tij sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme, Jared Kushner dhe gjithkush mund të kuptojë se Trumpit nuk i interesojnë as palestinezët dhe as Izraeli, por paratë dhe biznesi. Ai dhe Jared Kushner, dhëndri i tij, e shohin këtë si pasuri të paluajtshme autentike – “pronë ujore” që mund të nxjerrë jashtë të gjithë fuqinë dhe paratë që rrjedhin nëpër Lindjen e Mesme.
Nuk ka as pse përbën habi si variant, kur në realitet Trump e ka treguar në ditët e para të Presidencës se i gjithë synimi i tij në këtë mandat do të jetë “marrëveshje, marrëveshje, presion, marrëveshje”.
“Njeriu i Tarifave” siç po artikulohet së fundmi, Amerikën të Parën po kërkon ta vendosë përmes “Xhepit të Parin”.
Njëjtë si plani i tij i madh me Tik Tok ku çështjen nga siguria kombëtare, e kaloi në një plan të mirëmenduar biznesi që mund t’i japë SHBA-ve miliarda, në mos triliona.
Por Trump dukej se minonte shpresat e tij për një marrëveshje më të gjerë në Lindjen e Mesme. Sauditët ishin të zemëruar si me idenë e Trump, ashtu edhe me pretendimin e tij se ata do të pranonin një marrëveshje që nuk përfshin një shtet palestinez, thonë burimet për Barak Ravid të Axios.
Prapa skenave: Një burim i afërt me Trump tha se hapja e Gazës ishte ide e vetë Trump dhe ai kishte menduar për të për të paktën dy muaj, raporton Axios.
Një zyrtar amerikan tha se Trump e paraqiti planin sepse arriti në përfundimin se askush tjetër nuk kishte ndonjë ide të re për Gazën.
Përfundimi: Kaosi nuk është një aksident. Trump dhe ndihmësit e tij e dinë se cunami i ideve, urdhrave ekzekutivë dhe shpalljeve e bën të vështirë për kundërshtarët të bashkohen rreth një mesazhi të vetëm.