Tripunovski: KB Pelagonia do të lirojë mbi 1.600 hektarë tokë bujqësore, e cila do t’u ndahet bujqve të vërtetë
![Tripunovski: KB Pelagonia do të lirojë mbi 1.600 hektarë tokë bujqësore, e cila do t’u ndahet bujqve të vërtetë](https://tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/Cvetan-Tripunovski-13.02.2025-750x430.png)
“Sot jam për një vizitë pune në Manastir dhe realizova një takim me bujqit e këtij rajoni. Tema e bisedës ishte Programi për Mbështetje Financiare për vitin 2025,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Manastiri.
“Në takim u bë një prezantim i shkurtër për risitë në Program, për subvencionet e rritura. Gjithashtu, diskutuam edhe në lidhje me politikën e tokave,” sqaroi ministri.
Ministri Tripunovski, në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare, para të pranishmëve theksoi se këtë vit ka një rritje të subvencioneve në sektorin e blegtorisë, me qëllim rritjen e fondit të bagëtive dhe të prodhimit të qumështit.
“Lidhur me politikën e tokave, sot i informova bujqit se KB Pelagonia ka dorëzuar kërkesë për lirimin e mbi 1.600 hektarëve tokë bujqësore. Pikërisht kjo tokë, në periudhën e ardhshme, do të vihet në dispozicion të bujqve nga ky rajon,” theksoi ministri.
“Ajo që mund të konkludoj është se Programi i ri, shpërndarja e tokës bujqësore, Thirrja publike që tashmë është shpallur dhe thirrjet që do të pasojnë në periudhën e ardhshme, do të jenë një mbështetje shtesë për bujqit e këtij rajoni,” përfundoi ministri Tripunovski.
Ministri theksoi se të gjitha thirrjet publike që do të shpallen nga Ministria do të jenë të destinuara për të gjithë bujqit nga e gjithë Maqedonia.