“Sot jemi këtu me rastin e festës së Shën Trifunit, tradicionalisht për të krasitur vreshtat dhe për të dëshiruar një vit të suksesshëm dhe të begatë. Të vazhdojmë të kultivojmë këtë degë e cila është e rëndësishme për bujqit dhe për Maqedoninë”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Kavadari.

“E dini që muajt e kaluar i kemi kushtuar vëmendje serioze sektorit të prodhimit të rrushit dhe verës. Vitin e kaluar, si për rikujtim, kishim një çmim sipas Ligjit për verën, i cili ishte historikisht më i larti”, kujtoi ministri Tripunovski.

Ministri theksoi se vitin e kaluar u paguan edhe subvencionet e papaguara për bujqit dhe vazhdoi pagesa e rregullt.

“Sot në llogaritë e mbi 11.000 vreshtarëve janë transferuar subvencionet për vitin 2024. Ky është edhe një tregues tjetër se ajo që ishte premtuar në aspektin e pagesës së rregullt të subvencioneve do të realizohet”, theksoi ministri.

“Ne si Ministri do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim me qëllim që këtë sektor ta rikthejmë në nivelin më të lartë që dikur kishte. Prandaj, me Programet dhe Rregulloret e reja të miratuara për vitin 2025, i kushtojmë një theks të veçantë”, theksoi ai.

Ministri Tripunovski shtoi se para disa ditësh përfundoi edhe konkursi për përzgjedhjen e Institucionit Shkencor, i cili duhet të përcaktojë çmimin e prodhimit për vitin 2025. Ai është më se i bindur se ky çmim do të jetë në kënaqësinë e vreshtarëve, ashtu siç ishte edhe vitin e kaluar.