Kryeministri kanadez Justin Trudeau u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të “zgjidhin Kanadanë” kur vendosin të blejnë një produkt, pas vendosjes së tarifave prej 25 për qind të SHBA-së ndaj Kanadasë.
“Kjo mund të nënkuptojë kontrollimin e etiketave në supermarket dhe zgjedhjen e produkteve të prodhuara në Kanada. Kjo mund të nënkuptojë zgjedhjen e uiskit kanadez n ose të heqësh dorë fare nga lëngu i portokallit të Floridës,” tha Trudeau.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve kanadezë që të rishqyrtojnë planet e tyre të pushimeve nëse më parë përfshinin Shtetet e Bashkuara.
“Kjo mund të nënkuptojë ndryshimin e planeve tuaja të pushimeve verore, qëndrimin këtu në Kanada dhe eksplorimin e shumë parqeve kombëtare dhe provinciale, vendeve historike dhe destinacioneve turistike që vendi ynë i madh ka për të ofruar,” tha Trudeau në një fjalim drejtuar kanadezëve.
Trudeau u shpreh më herët se vendi do të vendoste tarifa 25 për qind për 155 miliardë dollarë kanadezë (102.7 miliardë euro) të mallrave amerikane që importon, në përgjigje të tarifave 25 për qind të vendosura nga Shtetet e Bashkuara për mallrat nga Kanadaja.