Me rastin e Ditës Botërore të udhërrëfyesve turistik, Asociacioni Maqedonas i guidave turistike gjatë ditës së sotme realizon shëtitje pa pagesë në Shkup dhe Manastir. Në Shkup vizitohet Shtëpia Memoriale “Nënë Tereza” kurse në Manastir Muzeu dhe “Sahat – Kulla”. Udhërrëfyesit turistik thonë se krahas rritjes së numrit të vizitorëve të huaj, probleme kryesore shfaqen me infrastrukturën dhe mbeturinat.
Për turistët e huaj, Maqedonia e Veriut, mbetet ndër vendet më të preferuar. Shkupi, Ohri, Struga, Mavrova e shumë vende të tjera përgjatë fundjavës mbeten vendet më të vizituar.
Por, ajo që e bënë të vështirë dhe që e ul numrin e turistëve në vendin tonë mbetet infrastruktura jo e mirë, por edhe mbeturinat.
DIMITAR KAVRADOK- UDHËRRËFYESIT TURISTIK
“Problemet që kemi të cilat janë dhe të rrëndësishme shumë dhe që ne luftojmë që vitet e mëparshme janë dy, infrastruktura dhe mbeturinat, këto janë dy gjërat më të rrëndësishme në të cilen institucionet duhet të kyqen për zgjidhjen e kësaj problematike”.
Qoftë gjatë sezonit të verës apo tani, në vendet më të vizituar nga turistet si Matka dhe Mavrova infrastruktura jo e mirë vështirëson vizitat.
DIMITAR KAVRADOK- KRYETAR I SHOQATËS
”Këtë e them sepse nëse vijnë turistë të Shtunën, dhe turistët shkojnë në Matkë me autobusë do të ngecin 100 përqind, njejtë nëse shkojnë në Mavrovë deri tek Bistra do të ngecin sërish përgjatë uikendit”.
Turistet e huaj, nga Indonezia e shumë vende të tjera sot destinacionin e tyre e kishin në Shkup.
Turiste: “Ne vijmë nga Indonezia. Është shumë bukur. Gjithçka! Shkupi është qytet shumë i mirë për mua”.
Turist: ”Ne e pëqejmë shumë, është shumë bukur. Na pëlqen rreth historisë. Rreth shtëpisë, muzeut Nënë Tereza”.
Gazetari: Vini për herë të parë këtu?
Turiste: “Po, për herë të parë. Më pëlqen Shkupi”.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, numri turistëve në Maqedoninë e Veriut, gjatë periudhës janar – nëntor 2024 është rritur për 8.3%, krahasuar me vitin 2023.
Në nëntor 2024, Maqedoninë e Veriut e kishin vizituar 66.701 turistë, prej të cilëve 31.6% ka qenë turistë lokal, kurse 68.4 të huaj.
Sipas Statistikës, për 9 muaj gjatë vitit 2024, ekonomitë vendore kanë realizuar të ardhura prej 270.2 milion euro. Kontribut më të madh kanë dhënë turistët nga Turqia me mbi 265.000 vizitorë.
Këto shifra paraqesin sinjal për industrinë e turizmit në vend dhe konfirmojnë Maqedoninë e Veriut si destinacion atraktiv për turistët e huaj. /tvklan.mk