Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK-ut mesditën e 10 shkurtit, ka mbërritur në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Erion Veliaj u arrestua për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, ndërsa prej dy netësh ka qëndruar në qelinë e paraburgimit tek Mine Peza.
Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.
Në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenët shqiptarë, Elman Albule, i cili u vendos në pranga, si edhe Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi e Shkelqim Fusha, ndaj të cilëve është caktuar “detyrim paraqitje”.
Biznesmenët, sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.