Lajmet e rrejshme që përhapen janë të pakontrollueshme në epokën e digjitalizimit, u tha në edicionin e 14, të Ditës së Miqësisë së Gazetarëve shqiptar, organizuar nga Unioni i gazetarëve shqiptar.
“Ne kemi dashur dhe duam që përmes këtij forumi të sjellim në optikën dhe në vëmendjen tonë cështje të dezinformimit. Republikat dhe hapsirat e Ballkanit Perendimor, kanë karakteristika specifike për efektet dhe sfidat e përballjes me dezinformimit”, u shpreh kryetari i Unionit të gazetarve shqiptar Aleksander Çipa.
“Institucionet shtetërore në mënyrë permanente ndodhen përball sfidave të dezinformimit. Ata janë të ekspozuara në mënyrë konstante, të detyruara të ecin nëpër nje fije të holl peri, duke bërë përpjekje që mos rrëshqasin as në njëren as në anën tjetër. Natyrisht prej këtu institucionet janë të mallkuara apo të bekuara që të bashkëtojnë me informacionin dhe dezinformacionin”, theksoi kryeministri i parë i RM-së, Izet Mexhiti.
Në këtë forum ishin të pranishëm gazetarë, diplomatë, studiues dhe drejtues te organizatave te gazetareve nga rajoni.