Miliarderi dhe filantropi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft ka rrëfyer në një intervistë për NBC’s Totay se është takuar këtë të martë me Presidentin Amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi rëndësinë e ruajtjes së ndihmës ndërkombëtare të ofruar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim ndërkombëtar, USAID. Gates I cili tha se ai vetë ka investuar qindra miliona dollarë në punën e kësaj agjencie u shpreh se ai I kishte thënë Donald Trump se është e rëndësishme që këto inciativa të bazuara në Vlera të vijojnë edhe në administratën e republikanit

Gates theksoi se takimi I tij me Trump ishte një takim i shkurtër ndërsa shtoi se pati një diskutim më të theluar me Susie Wiles, shefen e Shtabit të presidentit.

Bill Gates, i cili themeloi Fondacionin Gates në vitin 2000, theksoi rëndësinë e USAID-it, duke e cilësuar atë si një agjenci të paprecedentë në përpjekjet e saj për zhvillimin global. Ai e quajti USAID-in “më të mirën në botë” midis agjencive të zhvillimit ndërkombëtar. Pavarësisht kritikave ndaj administratës Trump, e cila ka kërkuar reforma të mëdha dhe ka ndërmarrë veprime për të zvogëluar shpenzimet e USAID, Gates theksoi se ekspertiza dhe përvoja që agjencia ka në terren janë të vështira për t’u riprodhuar. Në lidhje me komentet e Elon Musk, i cili ka kritikuar ashpër USAID-in, Gates tha se ai nuk ka pasur asnjë takim me të dhe shprehu dyshime për qëndrimin e Musk ndaj kësaj çështjeje.

Themeluesi i Microsoft u shpreh se ai vlerëson Musk për inovacionin që ka sjellë në sektorin privat, por shtoi se ai nuk mund ta dijë punën kolosale që kanë bërë punonjësit e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkomëtar. Elon Musk, I përzgjedhuri I Donald Trump për të drejtuar Departmamentin për Eficensë të Qeverisë ka quajtur USAID-in një “fole krimbash”, e cila duhet mbylllur pasi është nën kontrollin e ekstremistëve të majtë në SHBA. Duke nisur që nga e premtja e 7 Shkurtit, Presidenca e Donald Trump ka njoftuar se punonjësit e USAID në mbarë botën do të jenë në një pushim administrative për 30 ditë përvec atyre që kanë role kritike dhe udhëheqëse në këtë Agjenci. Trump ka ngrirë dhënien e fondeve për ndihmat e huaja për 90 ditë në atë e ai e quan një nevojë për rishikim të çdo programi.