Të dielën më 02 Shkurt, në orën 17.00 do të mbahet protestë qytetare në Bulevardin “Aradhat partizanë” afër Sallës Universale në Shkup.

Sipas organizatorëve, rasti me Frosina Kulakovën nuk është i izoluar, po përsëriten rastet e njëjta të vozitjes së pakontrolluar ndër vite, përsëritet pandëshkueshmëria dhe humbja e jetëve të të pafajshmëve.

“Të frustruar nga situatat që nuk ndryshojnë, bëjmë thirrje për shprehje të revoltës qytetare. Sistemi hedh poshtë fëmijtë dhe të rinjtë, të cilët për shkak të moskujdesit zgjedhin rrugën e gabuar. Institucionet nuk janë të koordinuar dhe kjo rezulton që të rinjtë të mos marrin mbështetjen e duhur për të qenë aktor aktiv në shoqëri. Kjo mungesë e mbështetjes rezulton që gjithnjë e më shpesh të kemi pasoja fatale” – thuhet në ftesën publike.

Sipas organizatorëve, protesta ka për qëllim të adresojë tre probleme kryesore;

-Mosfunksionimi i sistemit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve që përballen me ligjin;

-Siguria jo e mjaftueshme nëpër qytete;

-Glorifikimi i sjelljes devijuese.

“E rëndësishme është që të njoftohen qytetarët për pasojat e glorifikimit të pandëshkueshmërisë dhe anashkalimit të rregullave. Me respekt – “Kush e ka radhën?” – thuhet në ftesën e organizatorëve të protestës.