Me vendimin e fundit skandaloz të Ministrit Taravari dhe të DPMNE-së, cënohet jeta e pacientëve më kritik.

Reagimi vjen nga LSDM-ja, nga ku thonë se Taravari ka urdhëruar që të mos dërgohen pacientë në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe mjekim intenziv, për shkak të rinovimit të spitalit.

Socialdemokratët kërkojnë përgjegjësi, sic thonë, për këtë sulm ndaj shëndetit dhe jetëve të qytetarëve.

SIMONA CVETANOSKI – LSDM

“Ky vendim skandaloz shkakton shqetësime serioze, nëpër spitale nuk ekzistojnë reparte për kujdes intenziv, e as resurse të mjaftueshme që të trajtohen pacientët që kanë jetën në rrezik. Kurse s`ka as paralajmërime për alternativë e as se kur do të prëfundojë golgota e tyre.

Përse qeveria nuk siguroi alternativa adekuate për këto pacientë? Përse nuk u bë plani se ku do të trajtohen me trajtim përkatës?

Ministër Taravari, betimi i Hipokratit nuk është vetëm teori, udhëhiqni sektorin nga i cili varen jetët e njerëzve e jo interesat e biznesit.

Çmimin e paaftësisë suaj e paguajnë qytetarët.

Është e palejueshme të luani me jetët. Për 8 muaj shkatëruat shëndetësinë. S`ka klinikë ku nuk ka probleme, s`ka pacient që nuk përballet me mungesë të terapisë adekuate ose shërbimit shëndetësor.”