Viti 2024 regjistrohet si vit me më tepër zjarre viteve të fundit në komunën e Kumanovës. Siç njoftojnë nga Njësitit territorial i zjarëfikësve të Kumanovës janë regjistruar madje 521 zjarre nga të cilat më së shumti në hapsira të hapura ku nga zjarri kanë qenë të përfshira 900 hektarë sipërfaqe.

Gjithashtu është shkaktuar edhe dëm i madh material prej rreth 42 milion denarë kurse për fat të keq janë evidentuar edhe dy viktima në njerëz kurse një tjetër ka marr lëndime si pasojë e zjarreve.

“Gjatë vitit 2024 njësiti ynë i zjarrëfikësve në shuarjen e zjarreve ka intervenuar në 521 raste, nga të cilat 292 intervenime në hapsira të hapura, 114 intervenime kemi në mjedise urbane në objekte banesore, 30 intervenime në mjete komunikacioni dhe 85 intervenime që bien në kategorinë të tjera. Për dallim nga viti paraprak, respektivisht 2023 që ishte vit edhe më i keq kur në hapsira të hapura kishim 412 intervenime, vitin e kaluar kishim dic me pak intervenime, mirëpo që dëmet materiale ishin dukshëm më të mëdha për rreth 10 milion denarë, e që arrinin në reth 41.700.000 denar ”,

Edhe në këtë fillim viti zjarrëfikësit e Kumanovës e filluan me aktivitete dhe intervenime të shumta. Për rreth një muaj ata intervenuan në mbi 42 raste.

“7-8 ditët e fundit kemi hasur në dukurinë e dhezjes së zjarreve në hapsira të hapura, që ka të bëj me dhezjen e barit të thatë si përgatitje për lavrimet e pranverës, edhe përkundër apeleve tona njerëzit vazhdojnë të dhezin zjarre në funksion të përgatitjeve për aktivitetet prqnverore në arat e tyre”, theksoi, Ilievski,

Ilievski thotë se edhe përkundër apeleve qytetarët vazhdojnë me dhezjen e zjarreve, andaj thotë ai se i domosdoshëm është aplikimi i masës së gjobitjes si masë parandaluese për dhezjen e zjarreve.