Theo Hernandez u ka kërkuar falje shokëve dhe tifozëve të Milanit për kartonin e kuq në play-off të Ligës së Kampionëve ndaj Feyenoord.

ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1-1 mbrëmë kur Theo Hernandez mori kartonin e dytë të verdhë për simulim në zonën e penalltisë.

Kur mbetën me 10 lojtarë, kuqezinjtë pësuan një gol dhe u eliminuan nga gara me rezultat total 2-1.

“Futbolli është i paparashikueshëm: na ofron gëzim të madh, por edhe momente të dhimbshme”.

“Ndjej zhgënjim të jashtëzakonshëm sot. I kërkoj falje bashkëlojtarëve të mi që i kam lënë në 10 veta dhe u kërkoj falje tifozëve që na mbështesin gjithmonë”.

“Por ky klub është një familje dhe së bashku do të rikuperojmë. Qëndrojmë përsëri në këmbë të gjithë së bashku, duke filluar nga unë. “Forza Milan”, ka shkruar Theo.

Në Instagram pati reagime të ndryshme ndaj mesazhit, me shumë fansa që lanë komentet e tyre.

Kishte edhe shumë që kanë humbur durimin me francezin, forma e të cilit gjatë dy viteve të fundit ka qenë shumë larg lojtarit që ndihmoi në fitimin e Scudettos.