SHKARKIMI I PROKURORIT SHTETËROR PUBLIK
Kocevski duhet t`i shërbejë popullit e jo LSDM-së dhe për këtë shkak duhet të shkarkohet – shprehen të prerë nga VMRO-DPMNE-ja, duke potencuar se kjo parti me muaj kishte patur mirëkuptim për Ljupço Kocevskin se ndoshta ka qenë nën presion të LSDM-së, por sipas tyre, është e qartë se ai ka qenë dorë e zgjatur e socialdemokratëve.
BRANE PETRUSHEVSKI – VMRO DPMNE
“Me muaj Ljupço Kocevski nuk punon asgjë. S`ka iniciativa, e as dëshirë që të përmirësohen gjërat në Prokurori. Populli me të drejtë është i zhgënjyer nga gjyqësori kur në krye të PTHP-së qëndronte Kocevski I cili me muaj s`ka hapur asnjë lëndë kurse në shkallët e matjes së korrupsionit po thyejmë rekorde”
Nga Prokuroria kanë komentuar një status në Facebook të Antonio Miloshoskit të VMRO-DPMNE-së, I cili duke komentuar marrëveshjen me Ixhet Memetin dhe Naqe Georgievin ka potencuar se kjo paraqet një argument plus për shkarkimin e Prokurorit Shtetëror Publik, Ljupço Kocevski.
Sipas tyre, në këtë lëndë, por as edhe në tjerat, s`ka konflikte interesi.
Ndërkohë, gjatë nje interviste për portalin MKD.MK, Ministri I Drejtësisë, Igor Filkov, ka potencuar se nëse Këshilli I Prokurorëve Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkimin e Kocevskit, kjo nuk do të thotë se procedura ka përfunduar.
Ministri Filkov ka deklaruar se çdo mendim që vjen ga Këshilli i Prokurorëve është I rëndësishëm për këtë procedurë, duke shtuar se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk do të udhëhiqen ekskluzivisht nga mendimet e një organe, nëse, sic thotë, mbështeten persona që nuk e kryejnë mandatin e tyre në mënyrë profesionale.