VMRO-DPMNE këtë mëngjes reagoi përmes një deklarate ndaj kritikave të gazetarit Sasho Ordanoski ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Nga partia në pushtet thonë: “Sasho Ordanoski, i cili konsiderohet i afërt me LSDM-në, doli me pretendime dhe fyerje
tronditëse se presidenti amerikan Donald Trump është ‘reketues dhe neonazist, i cili gënjen’”.

“LSDM-ja nuk ka thënë asnjë fjalë për këto fyerje, nuk ka asnjë dënim dhe asnjë distancim publik, që do të thotë se kjo parti dhe Venko Filipçe pajtohen me këto fyerje ndaj partnerëve të rëndësishëm strategjikë të shtetit. Prandaj, publikisht pyesim: A nuk është kjo një devijim i qartë nga kursi pro-perëndimor i LSDM-së?”, pyeti VMRO-DPMNE, duke kërkuar gjithashtu një përgjigje nga Venko Filipçe mbi qëndrimin e tij për këto fyerje.

Ordanoski më herët deklaroi gjithashtu se Trumpi është ideologjikisht i dashuruar me Putinin.