Voton kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza Ndryshimi i fundit 10:30 9 Shkurt, 2025 Share Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Mitrovicës. Hamza ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij. Në këtë qendër të votimit pritet të votojnë 5885 persona me të drejtë vote.