PTHP-ja ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 6 personave për shkak të pjesmëarrjes në një sërë veprash penale dhe tentativës për vrasje, gjatë të shtënave të armëve që ndodhi në natën midis 10 dhe 11 shkurt në Çair të Shkupit, që rezultoi me një viktimë.
Sipas PTHP-së, procedurë është inicuar edhe kundër dy personave për shkak të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale, për shkak se pas ngjarjes kishin fshehur armët.
Prokuroria thotë se në ditën kritike, në një vendparkim, në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase” pas një zënke verbale për shkak të mosmarrëveshjeve në trafik afër poliklinikës në Çair, kishin nisur të shëtant midis dy grupeve, ku I dyshuari I parë një 28-vjecar me armë zjarri, me paramendim kishte privuar nga jeta viktimën Hebib Bunjaku. Edhe 5 tjerë të dyshuar gjithashtu kishin marrë pjesë në këto të shtëna – thonë ga PTHP-ja.
Prokurori Publik kompetent ka propozuar paraburgimin për dy të dyshuar si dhe arrest shtëpiak për një tjetër. Paraburgimi është përcaktuar edhe për dy të dyshuar për veprën penale – ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale.
Sipas PTHP-së, policia është në kërkim edhe të tre personave tjerë dhe se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.