Dr. Lulzime Qoku

Pas një periudhe të gjatë tensioni dhe ndarjesh të thella brenda Aleancës për Shqiptarët, drejtësia më në fund foli;
Vula i është rikthyer atij që e themeloi dhe që për vite me radhë e ndërtoi këtë parti mbi parimet e përfaqësimit të denjë dhe të pathyeshmërisë politike-Ziadin Selës.
Ky vendim nuk është thjeshtë një çështje ligjore apo formale , por një rikthim i legjitimitetit dhe i vlerave mbi të cilat u ngrit ASH. Pas fraksionit të krijuar dhe përpjekjeve për ta devijuar partinë nga rruga e saj origjinale, shqiptarët sot morën një mesazh të qartë:asnjë manovër politike nuk mund të zhbëjë vullnetin e atyre që besojnë në një rrugë të drejtë dhe të pastër.
Vula e ASH nuk është thjeshtë një simbol administrativ, por një përgjegjësi dhe një mision. Me këtë vendim, shqiptarët kanë një mundësi të re për të ndërtuar një forcë të fuqishme politike dhe për të mbrojtur interesat e tyre pa kalkulime të ngushta personale apo përfitime afatshkurtra. Tani është koha për reflektim dhe për të rikthyer besimin te politika e vërtetë, larg lojërave të momentit dhe interesave të individëve.
Koha do të dëshmojë se si kjo fitore do të përkthehet në një ringritje të vërtetë të Aleancës për Shqiptarët ,por një gjë është e sigurt:vula është aty ku duhet të jetë- në duart e atyre që e ndërtuan këtë parti për të gjithë shqiptarët !